Tashmë e kemi mësuar të gjithë që Lady Gaga nuk është si gjithë të tjerët.

Me apo pa dashje, ajo sigurohet që çdo dalje e saj në publik të tërheqë vëmendje dhe të komentohet nga të gjithë. Këtë herë këngëtarja është fotografuar në Milano me një fustan të gjatë ngjyrë të kuqe, i cili i nxirrte në pah format perfekte fizike.

Por, ajo çfarë ra në sy ishte fakti se poshtë fustanit Lady Gaga duket sikur nuk kishte veshur të brëndshme. Të themi të vërtetën nuk habitemi dhe nëse është pa të brendshme, pasi Milano është vendi i duhur, ku dhe ekzagjerimi quhet “modë”.