Kiara Tito është një nga moderatoret që u bë e famshme në sezonin e kaluar të “Top Select”.

Dhe mesa duket tani Kiarën do ta shohim me një format krejt të ri dhe shumë ndryshe nga i mëparshmi. Së shpejti në Tv Klan do të fillojë një emision, i cili në fokus të tij do të ketë vetëm operacionet plastike dhe ky do të prezantohet pikërisht nga bukuroshja Kiara Tito.

Advertisement

Këtë gjë e ka konfirmuar vetë moderatorja. Emisioni do të jetë një format shumë i njohur në mediat e huaja ku shihen shndërrimet e personazheve pas operacioneve plastike. Por ajo që ka bërë zhurmë mediatike, pas publikimit të këtij lajmi, është pjesëmarrja e vipave shqiptarë. Për këtë gjë është përgjigjur vetë moderatorja.

E ftuar në emisionin e gatimit “Kush vjen për drekë”, Kiara është shprehur: – Nuk do të merremi me VIP-at do të jenë njerëz të thjesht që do të bëjnë transformime në pamjen e jashtme. Nuk do t’i shohim vetëm në sallën e operacionit, por edhe në jetën e tyre të përditshme, do të jetë një “Reality Show”.