U rrëmbye në vitin 1987, i kthehet familjes pas 32 vjetësh!

Një histori e pabesueshme. Një grua argjentinase, e rrëmbyer 32 vjet më parë kur ajo ishte 13 vjeç u gjet në Bolivi dhe iu kthye familjes së  saj pas një operacioni të përbashkët midis policisë argjentinase dhe boliviane. Lajmi është raportuar nga BBC. Gruaja është tani 45 vjeç dhe për vite nuk dihej se ku ishte ajo. Deri në vitin e kaluar kur policia mori një informacion se ajo ishte në Bermejo, në jug të Bolivisë. Pas rrëmbimit ajo u mbajt e burgosur në një banesë së bashku me djalin e saj 9-vjeçar, deri sa u lirua nga policia. Identiteti i gruas apo detajet rreth familjes nuk është bërë e ditur, përveç se ajo banon në Mar del Plata. Operacioni përfundoi me sukses në fillim të muajit, njoftoi policia argjentinase. /Shqip/