U ndanë një muaj më parë, çifti i njohur rikthehen bashkë

Rreth një muaj më parë çifti i njohur i showbizit botëror aktori Channing Tatum dhe këngëtarja Jessie J u ndanë.

Por mesa duket ata nuk kanë mundur të qëndrojnë larg njëri-tjetrit pasi janë bashkuar sërish. Sipas mediave të huaja Jessie J dhe Channing Tatum janë parë së bashku në një dyqan mobiljeshnë Los Angelos.

Advertisement

Ndonëse u përpoqën të mos viheshin re, fansat kanë arritur ti njohin. Të veshur sportivë sipas mediave të huaja ata dukeshin mjaft të dashuruar me njëri-tjetrin.

Arsyeja e ndarjes së tyre rreth një muaj më parë ishte për shkak të angazhimeve të shumta lidhur me karrierën.

/Opinion.al/