NEW MUSIC | Capital T – “600PS”

Capital T pritet të lançojë albumin e tij më të ri në fillim të këtij viti. Albumi quhet “Skultpure”, emër ky që ka shumë kuptim për artistin pasi sipas tij është një vepër arti që krijohet me forcë, mund, pasion e dashuri.

Një copëz të këtij albumi Capital T e publikoi para pak minutash në “YouTube”. Bëhet fjalë për këngën e parë të albumit të titulluar “600 PS”.

Advertisement

Kënga flet për makinën “Mercedes” e besojmë se të gjithë të apasionuarit pas kësaj marke do e gjejnë veten. Ngjyrat e klipit si dhe makinat në të tërheqin shumë vëmendje aq sa bëjnë ta rishohësh disa herë si të ishte një sekuencë filmi.

Kjo këngë po pëlqehet shumë nga fansat, detaj që e vëmë re sidomos tek komentet poshtë videos në “YouTube”.

Capo ne jemi në pritje të projekteve të tjera të cilat me siguri do jenë po aq të bukura sa kjo e para, ndërkohë të gjithë ju që akoma nuk e keni dëgjuar këngën mund ta shijoni më poshtë.

/News31.al/