“I shkruajta vetë e para”, vajza e Agim Bajkos rrëfen si lindi historia e dashurisë me moderatorin e njohur Ardit Roshi

Propozimi në gjunjë i Ardit Roshit për partneren e tij Blerina Bajko ishte një ndër gjërat më të bukura që mund të kishim parë ditët e fundit.

Pikërisht për të folur për këtë propozim dhe për të treguar më shumë detaje për historinë e tyre të dashurisë , Ardit Roshi dhe Blerina Bajko ishin të ftuar këtë të mërkurë në emisionin “Soiree” me Jonida Shehun në Top Channel. Ata kanë treguar se janë njohur nga një grup i përbashkët shoqëror dhe se ka qenë vetë Blerina që i ka shkruar Arditit, pasi u kthye nga Italia për ta takuar.

Advertisement

“Pasi u ktheva nga Italia në fillim të kësaj vere, u takuam sepse unë i shkruajta, nuk e di pse. I shkruajta në Instagram pasi nuk e kisha numrin e tij. Shumë herë jemi ulur për ta analizuar se pse dhe ai nuk e ka kuptuar kurrë pse. Nuk ishte një nga ata persona që mendoja çdo ditë , por nuk e di, i shkruajta”, është shprehur Blerina Bajko.

Ajo ka treguar më tej se thjesht i shkruajti ‘ku je?’, për ta takuar dhe më pas ajo çfarë ndodhi është padyshim një histori e bukur dashurie.

/TopChannel/