U fotografua duke qarë në makinë, çfarë i tha Kim Kardashian partnerit të saj?

Kohët e fundit vëmendjen e kanë marrë deklaratat e çuditshme të reperit të njohur, Kanye West. Ai ka treguar se do të kandidojë për president, ka thënë se Kim do ta mbyllë në psikiatri dhe ka akuzuar vjehrrën e tij për publikimin e videos seksuale të Kim. Pas problemeve që kanë hasur, Kim dhe Kanye janë takuar në makinë dhe ajo është fotografuar duke qarë. “Kim i tha atij të mos kthehet derisa të ndjehet gati. Në të vërtetë, unë mendoj se ajo është duke u përpjekur të mbaj larg fëmijët e tyre nga ato që po ndodhin derisa ai të jetë më mire. Sigurisht që ajo do që Kanye të kthehet në shtëpi dhe gjithçka të rikthehet si më parë, por realisht kjo nuk do të ndodhë”, ka thënë një burim për The Sun. Kim i ka kërkuar gjithashtu bashkëshortit të trajtohet për bipolaritetin, por ai ende s`ka marrë një vendim.

Burimi: Revista Who
Advertisement