“Watchmen” kryeson me 26 nominime në Emmy Awards

Seriali “Watchmen” i stacionit HBO, i cili eksploron të kaluarën raciste të SHBA-së dhe brutalitetin e policisë, dominoi qartë zgjedhjen e Emmy Awards 2020, me 26 nominime në total.

Superheronjtë e errët dhe të torturuar të “Watchmen” pasohen nga komedia “The Fabulous Mrs Maisel” (20 nominime), thrilleri “Ozark” (18) dhe komedia “Succession” (18).

Advertisement

Me 15 nominime “The Mandalorian”, seria e parë me pamje reale kushtuar universit të Star Wars, kompleton Top listën prej pesë çmimesh nga këto nominime, të zbuluara gjatë një ceremonie të shkurtër, tërësisht virtuale, për shkak të pandemisë COVID-19.

Rrjedhur nga një seri librash komikë të krijuar në vitet 1980 nga Briton Alan Moore, “Watchmen” duket se ka një shans të mirë për të fituar çmimin Emmy, ekuivalentin e Oskareve për televizionin amerikan, në kategorinë miniseri, ku ai do të përballet me “Little Fires Everywhere”, “Mrs America”, “Unbelievable” dhe “Unorthodox.”

Burimi: ATA