Tiranë | Berisha: PD ka shënuar sukseset më të mëdha

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha bëri të ditur se fitorja e 23 qershorit ka rëndësi jetike vendimtare për projektin “Shqipëria, vend i zhvilluar”, apo projektin e Shqipërisë së zhvilluar evropiane. Në takimin me krerët vendorë të PD-së, Berisha theksoi se duhet bërë gjithçka që më 23 qershor të realizohet fitorja që presin shqiptarët, fitoren e shkëlqyer të PD-së si një forcë politike që në këto 22 vjet ka patur dhe shënuar sukseset më të mëdha. “Ne, në 22 vite nuk i kemi zënë rrugën askujt që të bëjë detyrat e veta në procesin e integrimit, por historia është kjo: Është partia Demokratike që anëtarësoi Shqipërinë në Këshillin e Evropës, është Partia Demokratike që firmosi marrëveshjen e stabilizim-associimit me BE, pas marrëveshjes së tregtisë me BE. Është Partia Demokratike që mori ftesën për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO. Është Partia Demokratike që anëtarësoi Shqipërinë në NATO. Është PD në pushtet bashkë me aleatët e vet, ajo që bëri të mundur lëvizjen e lirë të shqiptarëve në mbarë Evropën”, theksoi Berisha. Kreu i ekzekutivit nuk i kurseu akuzat edhe ndaj opozitës, duke e akuzuar se ka zhgënjyer jo vetëm qytetarët shqiptarë, por edhe elektoratin e majtë. Kryeministri tha se thirrja e kreut të PS: “Fundërrina bashkohuni kundra Berishës” do sjellë edhe dështimin e Ramës në zgjedhjet e 23 qershorit, të cilin e quajti të dështuar.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -