Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, reagoi ndaj emërimeve të personave me precedentë në poste drejtuese, apo në administratë.
“Të papërgjegjshmit, jo vetem nuk ja ndjen për shqetësimet e qytetareve por i poshtëron ata dy herë, duke ju fyer inteligjencën. Po të dënuarin për prostitucion për të cilin shkelmoi dy zonja nga lista e deputetëve te Lezhës, kush e futi në Kuvend? Po grabitësin e 12 vjeçares, kush e bëri kryetar të Këshillit të Qarkut të Vlorës? Po dhjetëra trafikantë droge e kontrabandistë, kush i ka emëruar në drejtim të administratës dhe në polici? Qeverisja nuk është zgjidhja por vetëm problem”, shkruan Basha.