“Ti u bëre burrë, por burrëria nuk matet me forcë e para”, dedikimi i Kryemadhit për djalin

Ditët e gëzimit nuk kanë të mbaruar për Kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi.

Një ditë më parë ajo ka uruar nënën e saj për ditëlindje dhe sot djali i vetëm i familjes, Besari, feston 18 vjetorin e lindjes.

Advertisement

Kryemadhi ka emocionuar me postimin e saj të ndjerë, ku pavarësisht forcës së saj që tregon në politikë, ka treguar anën e butë të nënës.

“Urime Besar sot fitove pavarësinë, do jesh i lumtur sepse tashmë je 18 vjec!Por si dita jote e parë ku sipas ligjit quhesh i rritur po të them se për mua edhe kur të jesh gjysh, nga qielli lart do të të ndjek me syrin dhe merakun e nënës. Ti u bëre burrë tashmë, por burrëria nuk matet as me forcë as me para, por me dije dhe dashurine që do iu falësh njerëzve. Prandaj “i bukri i dheut”, si të thotë nëna, lufto që bukuria jote shpirtërore të jetë dominante te ty. Lufto për të bërë mirë në këtë botë sepse Zoti kurrë nuk do të harrojë. Qofsh i lumtur dhe mos ndalo ec , vrapo, fluturo sepse këto vite nuk kthehen pas. Te dua Besar!”- ka uruar Kryemadhi djalin e saj.