Telefonin e shpiku Mbretëresha Elizabeta

Këto janë përgjigjet që kanë dhënë fëmijët anglez në një sondazh të prezantuar në BBC. Sondazhi kishte si qëllim që të tregonte se fëmijët e sotëm dinë gjithçka mbi botën e sportit dhe muzikës, por shumë pak nga shkenca. Përgjigjen se telefonin e ka shpikur madhëria e saj Mbretëresha Elizabeta ka qenë përgjigja e 1 fëmije në 10. Por ka pasur edhe përgjigje se këtë shpikje e ka bërë Charles Darwin apo prezantuesi i njohur televiziv Noel Edmonds. Por në sondazh ka pasur edhe pyetje të tjera që kanë marrë përgjigje shumë interesante. Pyetjes se cili është njeriu i parë që ka shkuar në hënë fëmijët i janë përgjigjur Luke Skyewalker, heroi i sagës LUFTA E YJEVE. Sipas 6 fëmijëve nga 10 të moshës 9 – 10 vjeç zbulimi i zjarrit i atribuohet Isaac Newtonit. Duke komentuar rezultatet e sondazhit Pam Waddell i Birmingham Science City, ka shpeguar: ”Disa përgjigje mund të bëjnë të qeshësh, por në realitet zbulojnë se si shkenca po largohet nga bota e fëmijëve që dinë gjithçka mbi sportin dhe muzikën”.

Advertisement