Pas fejesës të gjithë menduam se nga “bad boy”, Stresi do të kthehej në “good boy”, por mesa duekt qenkemi gabuar.
Pas një kontrolli që policia bëri në banesën e tij, reperi shqiptar është shoqëruar sërish në komisariat. Policia e Tiranës e ka shoqëruan në polici Arkimed Lushajn së bashku me disa të rinj të tjerë, pasi në lokalin ku qëndronin janë gjetur disa doza lënde narkotike kokainë.
Stresi mbrëmjen e sotme duhet të ishte në një koncert live që do të mbahej në Shkodër, por pas incidentit të fundit duket se kjo nuk është e mundur.