Emri i tij i vërtetë është Juan Luis Londoño Arias por të gjithë e njohin thjesht si Maluma. Këngëtari kolumbian edhe pse vetëm 23 vjeç ka prekur majat e suksesit këtë verë me hitin e tij “Felices los 4”.

Advertisement

Maluma gjatë videoklipit shfaqet tepër tërheqës dhe të jep pamjen e një personi goxha moskokëçarës.

Fansat janë emocionuar pa masë mbrëmjen e djeshme gjatë koncertit të tij të fundit në qytetin e San Luis në Argjentinë. Këngëtari gjatë njërës prej performancave të tij, ftoi në skenë një fanse speciale, për të ndarë me të momentet gjatë këngës. Entuziazmi kolektiv preku majat kur Maluma nisi t’i këndonte vajzës me aftësi të kufizuara, e cila shpërtheu në lot gëzimi.

Jo vetëm i bukur, jo vetëm i talentuar, por dhe me një zemër të madhe. Besojmë se këto janë cilësitë më të dashura për një artist dhe rrugëtimi i kolumbianit premton të jetë tepër i gjatë. Bravo Maluma! /radionrg.al