Këngëtari i njohur shqiptar, që së fundmi ka publikuar këngën “Andiamo” në bashkëpunim me Ardian Bujupin, nuk ngurron të surprizojë fansat e tij.

Reperi Cpital T është gjithmonë shumë origjinal gjatë performancave në skenë.

Pak ditë më parë, në një koncert ku fansat ishin duke e pritur, ai është shfaqur nga lart, duke i lënë pa frymë gjatë zbritjes me një vinç. Këtë herë nga postimet në llogarinë e tij në “Instagram”, Capital T ka nxjerrë surprizën e radhës që u ka bërë fansave.

Ai është shfaqur në një foto me një tavë bakllava në dorë. Këngëtari shkruan :”Bam bam bakllava”. Reperi ka ditur si t’i ëmbëlsojë të gjithë të pranishmit në koncert.