Lajmi se Kim Kardashian është bërë nënë për herë të tretë mbrëmjen e kaluar u shpërnda me shpejtësinë e erës, po ashtu edhe teoritë se Kylie është nëna surrogate.

Gjithë këtë kohë është përfolur se nëna surrogate e Kim është një grua e panjohur që ka mbajtur në bark fëmijën e Kim dhe Kanye duke qenë se Kim rrezikonte jetën nëse mbetej sërish shtatzënë. Nga ana tjetër Kim është shprehur nëpër intervista se nëna surrogate është personi i duhur për të mbajtur fëmijën e saj.

Advertisement

Gjithsesi pas lindjes së fëmijës, fansa të zjarrtë të familjes Kardashian janë të bindur se motra e Kim, Kylie është nëna surrogate. Pse do të mendoni ju? Sipas Marie Claire, ndjekësit mendojnë kështu pasi;

1-Është shkruar për Kim dhe Kylie se janë shtatzënë në të njëjtën kohë.

2-Kim i ka kërkuar në të kaluarën motrës së saj të ishte nëna surrogate që do të mbante fëmijën e saj.

3-Disa ditë më parë Kylie është fotografuar në një spital (çfarë do të thotë se e ka lindur fëmijën).

Po ju si mendoni?!