Ajo ka ditur gjithmonë se si të bëjë për vete çdo të madh e të vogël me zërin dhe këngët e saj…

Po flasim për këngëtaren me origjinë shqipare, Dua Lipën, e cila shfaqet gjithmonë shumë energjike dhe inovative në çdo dalje të saj në skenë. Arsye këto që e bëjnë publikun të mos mendohet dy herë për tia ndjekur koncertet. Por, përpos fansave të zakonshëm të muzikës pop, Dua duket se ka dhe një fans shumë special. Ai është Kryetari i Bashkisë Londër, Sadiq Khan, i cili ka shkuar të ndjekë nga afër performancën e këngëtares në koncertin që ka mbajtur në kryeqytetin britanik.

Advertisement

Prezencën e kryebashkiakut në koncert, në fillim e  ka njoftuar vetë këngëtarja shqiptare nëpërmjet një fotografie me të në Instagram, ku e falenderon për pjesëmarrjen. “Nuk ndodh çdo ditë që Kryebashiaku i Londrës të vijë në koncertin tënd. Faleminderit që erdhe. Ishte nder për mua!”, shkruan Dua krah fotos.

Pas saj ka qenë dhe vetë Sadiq Khan, që ka shpërndarë një foto me Dua Lipën dhe bandën e saj. Ai e cilëson si “të frikshme” përformancën e tyre duke e quajtur grupin “londonez”. “Performancë e frikshme nga londonezët. Londra është gjithmonë e hapur për talente dhe kreativitet”, shkruan kryebashkiaku i Londrës krah fotos.