Të gjithë e njohim si “Jozefina Topalli” ose si “Aja”, por emri i saj i vërtetë është Rudina Dembacaj…

Ajo u bë e njohur për publikun nga programi humoristik “Portokalli” , ku dhe u familjarizua me rolin e saj si “Jozefina Topalli”. Më pas ju bashkua stafit të “Al Pazar” ku përpos Jozefinës, krijoi dhe një personazh të ri që u kthye në një nga personazhet më të pëlqyer nga publiku, “Aja”. Tani, aktorja simpatike prezanton një program shumë të veçantë në Ora News, “Mos i fol shoferit”, ku duket se korr shumë sukses. Ajo gjithashtu i është bashkuar dhe grupit të artistëve në programin “Dance With Me” në Klan, nga ku na bën për të qeshur çdo të hënë me batutat e saj.

Pra, Rudinën jemi mësuar ta shohim gjithmonë të veshur nën petkun e personazhit që merr përsipër të interpretojë, duke lënë mënjanë atë që ajo është në të vërtetë. Përveçse një aktore dhe moderatore shumë e mirë, Rudina, herë pas here na tregon që është dhe një nënë dhe bashkëshorte shumë e përkushtuar.

Shumë personazhe të njohur publikojnë foto dhe i shprehin ndienjat partnerëve të tyre kur janë në prag përvjetori, por Rudinës nuk i duhet një përvjetor për të treguar se sa e do bashkëshortin e saj. Ajo ka publikuar dy foto shumë të bukura në Instastory me bashkëshortin. Në njërën i thotë thjeshtë “dashuria ime, ndërsa në tjetrën, që është realizuar ditën e dasmës, ajo i shkruan se do martohej çdo ditë me të.

Rikujtojmë faktin se Rudina u martua në qeroshr të 2016-ës dhe dasma e saj u komentua shumë, pasi ajo e bëri pubike nëpërmjet pjesëmarrjes së saj në kompeticionin “Lufta e nuseve” ku edhe fitoi.