Të ardhura nga Instagrami, ja personazhet që fitojnë më shumë

Rrjeti social Instagram është kthyer në një burimet më të rëndësishme për të ardhurat e shumë personazheve të njohur.

Sipas studimeve të ndryshme shumë nga personazhet e kthyer në një punë dhe pse jo ndër më të paguarat.

Advertisement

‘Instagram Rich List 2019’ ka publikuar listën e personave më të paguar nga postimet në Instagram. Në  krye të kësaj liste qëndronte ylli televiziv Kylie Jenner dhe më pas vinin emra të tjerë vipash të njohur si Ariana Grande, Dwayne The Rock Johnson, Kim Kardashian, Selena Gomez, Beyonce dhe Cristiano Ronaldo etj.

Kjo renditje bazohet në çmimin që personazhet I vendosin një postimi të vetëm  në rrjete sociale. 21 vjeçare Kylie Jenner, për të dytin vit kryeson  në këtë listë dhe të ardhurat e saj janë shtuar ndjeshëm.

Për një postim në Instagram mesatarisht mund të fitojë deri në 1.26 milionë Dollarë.  Ndërsa këngëtarja e njohur Ariana Grande përfiton 996 mijë Dollarë, kurse ylli i futbollit Cristiano Ronaldo merr 975 mijë Dollarë.

Rrjetet sociale si Instagrami apo edhe Youtube kanë arritur t’i japin famë dhe të ardhura edhe personazheve të panjohur si rasti i një vogëlusheje 6-vjeçare në Korenë e Jugut.

Përmes Youtube  ajo ka arritur të fitojë shuma marramendëse me videot që poston. Sipas mediave në sajë të klikimeve ka arritur të blejë një shtëpi 8 mln dollarë.

/Opinion.al/