Arabia Saudite ka bërë surprizën e pabesueshme teksa ka përmbysur Argjentinën ditën e sotme me rezultatin 1-2, e vlefshme për Grupin C të Botërorit “KATAR 2022”.
Sfida prodhoi gola dhe emocione, ku nisi me Mesin, i cili humbi një gol të sigurt në minutën e 2-të.
Golin e avantazhit e shënoi përfaqësuesja “Albiceleste” me Lionel Mesin, i cili shndërroi në gol një penallti të akorduar nga VAR-i pas një kontakti në zonë.
Argjentina shënoi dy herë me Lautaro Martinezin, në minutat 28′ dhe 35′, por në të dyja rastet sulmuesit të Interit i është mohuar goli.
Pjesa e dytë nisi me dominimin e Arabisë Saudite që menjëherë gjetën golin, në minutën e 48′ me anë të Al Shehrinë, falë një aksioni model.
Ndërsa goli i përmbysjes së madhe erdhi 5 minuta më vonë, ekzaktësisht në minutën e 53′ falë një supergoli nga distanca e Al Dausari.
Argjentina e nis kështu Botërorin në Katar në mënyrën më të keqe, ndërsa Sauditët bëjnë surprizën e madhe deri më tani në këtë edicion.