Supermodelja zbulon letrat e dashurisë: Madonna ishte e fiksuar pas meje!

Ishte koha kur Madonna eksperimentonte me seksualitetin e saj.

Supermodelja britanike e viteve ’90, Amanda Cazalet, e cila shfaqet në një nga videoklipet e famshme të “Mretëreshës së Pop-it” (Justify My Love), duke shkëmbyer puthje pasionante me këtë të fundit, ka rrëfyer se këngëtarja ra çmendurisht në dashuri me të.

Advertisement

Cazalet tha për The Sun se u surprizua ku gjatë xhirimeve këngëtarja përdorte gjuhën në puthje, por gjithsesi mendoi se ishte thjesht “çështje aktrimi”. Sipas 53-vjeçares, për 2 vite u kthye në fiksimin e Madonna- s.

Sipas saj, Madonna i dërgonte vazhdimisht letra nga çdo cep i botës, e telefononte dhe nuk i ndahej për 2 vite rresht.

“E di që je e martuar dhe shtatzënë por nuk ta shpjegoj dot tërheqjen që kam ndaj teje. Je gruaja më e bukur në botë dhe po vdes të të puth sërish.”, shkruante Madonna në një nga letrat.