Mbrëmja e djeshme ishte plot me surpriza në Super Bowl 2018.
Një surpirzë jo shumë e mirë i ndodhi dhe Pink, e cila për fatin e saj të keq ishte e sëmurë pikërisht gjatë eventit të madh sportiv. Të këndonte himnin në Super Bowl, ishte ëndrra më e madhe e këngëtares.
Në një foto të publikuar në Instagram të shtunën, Pink shpjegonte gjendjen e saj.
“Shansi im më në fund ka ardhur. Dhe rastësisht ky shans vjen kur dy fëmijët e mi kolliten në gojën time dhe fshijnë mukozën e tyre në faqet e mia,” shkruan ajo.
Megjithatë kjo nuk e ndaloi aspak artisten e famshme të falte emocionin tek e gjithë turma.