Justin Timberlake mori komandën e hapjes së gjysëmfinales së Super Bowl 2018  të dielën e 4 shkurtit në Stadiumin e Bankës në Minneapolis.

Shfaqja nisi me një prej miqve të Justin, Jimmy Fallon me një Pepsi në dorë teksa mirëpriste shokun e tij në skenë.

Ndërkohë këngëtari u duk sikur doli nga një club prapa skenës me këngën “Filthy”,  ndërsa më pas u shfaq në stadium duke performuar “Rock Your Body.”

Performancat e tij vazhduan me këngët: “SexyBack”, “My love” dhe “Cry Me a River”. Pastaj u zhvendos në një skenë tjetër për “Suit and Tie” dhe më vonë  performoi ” Until the End of Time” në pianon e tij.

Justin gjithashtu këndoi “I would die for you” në skenë në nder të këngëtarit Prince. I gjithë stadiumi, i cili ndodhet në qytetin ku Prince kishte lindur, u ndez në ngjyrën e purpurt.