Muajin e kaluar erdhi në jetë vogëlushja Chicago West, fëmija e tretë e Kim Kardashian dhe Kanye West.

Tri ditë më pas Kim shuajti kuriozitetin e të gjithëve duke zbuluar emrin e vajzës, por një foto me të deri më sot nuk e kishte publikuar.

Advertisement

Megjithatë Kylie Jenner, e cila gjithashtu solli në jetë një vajzë, publikoi dje një klip me momentet më të bukura gjatë shtatzënisë dhe një ndër to është momenti kur mori në krahë mbesën e saj Chicago.

Në video shihet Kim teksa i jep Chicago-n Kylie-t ndërsa pranë saj janë edhe vëllai Rob Kardashian me vajzën e tij Dream.