Elhaida Dani ka shkëlqyer në natën finale të “Eurovision”-it, të zhvilluar në Vjenë të Austrisë, teksa ka interpretuar këngën “I’m Alive”.
Performanca e saj ka qenë tejet pozitive, ku ka treguar edhe një herë potencialin e jashtëzakonshëm vokal të saj.
Megjithatë Shqipëria është renditur në vendin e 17-të.
Vendi ynë është vlerësuar me 10 pikë nga Mali i Zi, 6 pikë nga Greqia, 6 pikë nga Belgjika dhe 12 pikë nga Maqedonia.
Ndërkohë, pikët kryesore që vendi ynë dha ishin 8 për Rusinë, 10 pikë për Greqinë dhe 12 pikë për Italinë.
Suedia është shpallur fituese, ndërkohë që në vendin e dytë dhe të tretë janë renditur respektivisht Rusia dhe Italia.