Elhaida Dani, do vishet ndryshe në finale

Në natën finale të Eurovision, Elhaida Dani nuk do të ngjitet në skenë me të njëjtën veshje.
Kostumi i zi, me krahë skenikë, do të varet në gardërobën e këngëtares si një kujtim i bukur nga gjysmëfinalja që e kualifikoi, por ajo nuk do i qëndrojë besnike.
Pas pak minutash, në orën 14.00 në Vjenë nisin provat e finales me veshjet e reja dhe Elhaida do të ketë një veshje krejt të re, nga koleksioni i fundit i stilistit kosovar Valdrin Sahiti që nuk do jetë më në ngjyrë të zezë.
Ajo e kishte zgjedhur këtë stilist edhe për paradën në tapetin e kuq para fillimit të konkurrimit, ku shkëlqente me një fustan të verdhë.
Në finale ajo do të veshë një krijim të ri të tij.
Presim performancën e nesërme kur ajo do të këndojë e 26-ta, ndryshe e parafundit në garën që transmetohet live, pas së cilës shqiptarët në gjithë Evropën dhe Australi mund të votojnë.

Advertisement