“SPAK të ndalojë pagesat”, Monika Kryemadhi: Afera e inceneratorëve, dosja më e “nxehtë”!

Partia e Lirisë ka vijuar akuzat ndaj qeverisë lidhur me çështjen e inceneratorëve.

Deputetja e kësaj force politike, Monika Kryemadhi ka publikuar një material që sipas saj, tregon se kompania nuk zbaton kontratën dhe se në inceneratorin e Tiranës nuk kryehut asnjë proces për mbetjet.

Advertisement

Kryemadhi u shpreh se SPAK duhet të ndalojë pagesat, ose në të kundërt nëse drejtësia nuk reagon nuk i mbetet gjë tjetër veçse të protestojë para SPAK dhe ta bëjë atë bashkëfajtore.

“Ne kemi qenë bashkëpunëtorë me sistemin e drejtësisë. Kam kuptuar që nëse sistemi i drejtësisë SPAK kërkon të mbrojë një koncesion të tillë që është i kapur me presh në dorë atëherë nuk më mbetet gjë tjetër veçse SPAK ta bëj bashkëfajtore. Sot ajo çka është thënë haptazi është e faktuar. Të gjitha makinat janë ndjekur në depozitimin e koshave dhe më pas çuarjen në Sharrë. Të gjitha orët e xhirimeve i kemi në dispozicion të drejtësisë t’ja japim, por me kushte që mos i zërë pluhuri”,-tha Kryemadhi.