Kiara po “ bie brenda” me Luizin?

Luiz Ejlli, një nga banorët më të spikatur dhe më të pëlqyer nga publiku deri më tani, që në ditën e parë të hyrjes në shtëpinë e “Big Brother VIP 2”, ai ka shprehur pëlqimin për moderatoren, Kiara Tito.

Ai nuk ka pushuar së treguari se sa shumë i pëlqen Kiara dhe madje u ka thënë disa banorëve të tjerë se ka rënë në dashuri me të. E pamë duke i shërbyer mëngjesin në shtrat, duke gatuar për të, duke u kujdesur për shëndetin e saj dhe madje ka menduar dhe se si do ta propozojë.

Advertisement

Kiara që nga dita e djeshme është dukur më e afërt me të dhe në një bisedë që ata kanë pasur është shprehur se para se të ndodhte situata me sëmundjen e Luizit ajo e ka parë veten krah tij.

Gjatë mbrëmjes së djeshme ajo e ka lejuar Luizin te shtrihet në krevatin e saj dhe si “dy zogj të dashuruar ” kanë vazhduar biseda deri në orët e para të mëngjesit.

“Po të mos ishe ti kjo shtëpi nuk do kishte kuptim. Nuk ta them për të të bërë qejfin. Ke një humor që mua më shkrin fare. Këtyre ju vjen shumë inat që ne po afrohemi bashkë. Do më “sulen” mua tani.” – Kiara gjatë bisedës me Luizin.