Vazhdojnë emocionet, vazhdon turi “This Is Me”.
Sot në mbrëmje e ka radhën qyteti i Ferizaj të çohet më këmbë, pasi Elvana ka për ndezur atmosferën me hitet e saj kaq të dashura për publikun si “Mike”, “Ku Vajti”, “Off Guard”, etj.
Kjo sigurisht nuk është hera e parë që këngëtarja do të performojë në këtë qytet që i ka lënë shumë mbresa.
“Kam shumë kujtime të bukura nga ju, e sot dua t’i përjetojmë së bashku edhe njëhere”, shkruan ajo, duke paralajmëruar një super mbrëmje.