Pas shumë sfidave, Drake sjell klipin e “In My Feelings”

Tani të gjithë e kemi mësuar (dhe shumë prej jush me siguri e kanë provuar) sfidën “In My Feelings”, ku njerëz të ndryshëm dalin nga makina dhe interpretojnë fjalët nga teksti i këngës së Drake me një kërcim.

Pasi u bë një zhurmë e madhe dhe kënga vazhdon ende të jetë në vend të parë për Billboard Hot 100, Drake priti dhe pak e më në fund publikoi klipin zyrtar.

Advertisement

Me regji të Karena Evans, klipi është xhiruar në New Orleans, ku Kiki interpretohet nga La La Anthony, Shiggy (që ishte nismëtari i sfidës) kishte gjithashtu një rol të madh.

Videoja muzikore është 8 minuta e gjatë dhe në fund përmbledh disa nga videot më të mira nga sfidat, ku mes tyre dallohet Will Smith dhe Dua Lipa.