Këngëtarja Soni Malaj është përfolur shumë për jetën e saj private.
Siç e dimë, Soni ka qënë e martuar me balerinin Mirko Lucarelli, me të cilin ka një vajzë.
Soni ishte mbrëmë e ftuar në emisionin “Shiko kush luan”, ku u vendos përballë disa pyetjeve të sikletshme.
Njëra prej tyre ishte pikëriosht raporti që ka tani me ish-bashkëshortin, Mirko-n.
“Kam kontakte shumë të mira, normalisht është babai i vajzës time dhe komunikojmë shumë shpesh”, ishin fjalët e këngëtares.