Ai rrjedh nga një familje artistësh dhe sigurisht që artin e ka në gjak.

Antoni Çako quhet djali i sopranos Inva Mula dhe këngëtarit Pirro Çako, por së shpejti ai do të njihet me emrin artistik Tchako, si producent i muzikës elektronike. Këtë e ka bërë të ditur vetë djaloshi në emsionin “Jo vetëm modë” ku zbuloi se ka nënshkruar një kontratë me një prej kompanive më të rëndësishme diskografike në Francë, dhe po punon për albumin e tij të parë.

Advertisement

I pyetur si është e mundur që ka zgjedhur një rrymë kaq ndryshe nga babai i tij, Pirro Çako, apo ajo që këndon e ëma, Inva Mula.
“Unë jam fansi më i madh i babit tim. Albumet e tij i kam dëgjuar mbi 2,000 herë. E them shumë subjektivisht, jo sepse jam i biri, por sepse e mendoj, se është kompozitori më i mirë i muzikës shqiptare. Ndihem shumë me fat. Fati tjetër i madh i imi është se jam po ashtu djali i sopranos më të vlerësuar shqiptare.”, tha Antoni.

22-vjeçari flet edhe për look-un e tij ekstravagant që jo pak herë është komentuar në media e rrjete sociale. Ashtu sikurse historia e tij e dashurisë me 17-vjeçaren Mari.

1 year with my baby, i love you so much❤ @anthonytchako

A post shared by ?? (@mariegruwez) on

“Jemi bashkë, kemi një vit, e duam njëri-tjetrin shumë. Por me fol për martesë apo gjëra të tilla, nuk ka sens. Mund të kemi 20 vjet bashkë dhe mund të mos martohemi. Maria jeton në veri të Francës, jo në Paris. Por kishim një shok të përbashkët, ndaj Mari vinte shpesh në Paris dhe kështu u njohëm dhe u lidhëm”, tha ai.

 Sa për tatuazhet dhe vathët, Antoni shpjegoi se është rritur në Londër, ndaj nuk i bëjnë fort përshtypje. Megjithatë, pranoi se në Shqipëri ndihet i gjykuar nga njerëzit që e shikojnë.

“Mos i thoni mamit”, tha Antoni, “Por synoj ta mbush gjithë trupin me tatuazhe.”