Skrillex dhe Diplo, dy emra bombë të muzikës elektronike kanë publikuar një album surprizë: “Skrillex & Diplo present Jack Ü“.  Në 2014-ën dyshja kish bashkuar forcat për projektin “Jack Ü” që u transforumua në një album. Singëlli i parë zyrtar i këtij projekti ishte bashkëpunimi me Kiesza në “Take Ü There” dhe disa ditë më parë u publikua “Where Are Ü Now” një bashkëpunim me Justin Bieber. Një vit vërtetë i artë për Skrillex dhe Diplo që kanë bashkëpunuar edhe në realizimin e albumit të fundit të Madonna-s “Rebel Heart”.

Për të festuar gjithë këtë sukses dyshja kish vendosur të lunate për 24 orë rresht pa ndërprerje në Los Angeles dhe eventi do të transmetohej në live stream. Por diçka ndodhi… Policia mbërriti në orën 6 të mëngjesit duke e mbyllur festën J. Çuna herë tjetër merrni leje dëgjuat? :p

Advertisement