Më 28 prill do të dalë albumi i ri i Martin Gore, kompozitor dhe një nga anëtarët themelues të Depeche Mode. Albumi “MG” do të përmbajë 16 instrumentale të muzikës elektronike. Vetë Martin e ka shkruar dhe prodhuar albumin për të cilin e filloi punën rreth dy vite më parë, në përfundim të turneut “Delta Machine” të Depeche Mode. “Kam dashur t’a mbaj muzikën shumë elektronike, shumë kinematografike, gati fantashkencore. Muzika për mua është nevojë. Jam në studio të paktën 5 ditë në javë, çdo javë, kështu sapo gjeta idetë dhe modelin gjithçka ishte shumë e shpejtë dhe argëtuese”,- ka thënë Martin Gore.

Ja dhe lista e këngëve të “MG”:

Advertisement

1) Pinking

2) Swanning

3) Exalt

4) Elk

5) Brink

6) Europa Hymn

7) Creeper

8) Spiral

9) Stealth

10) Hum

11) Islet

12) Crowly

13) Trysting

14) Southerly

15) Featherlight

16) Blade

MG