Singëlli që do t’i paraprijë albumit do të jetë ai me titull “Boyfriend" dhe është prodhuar nga Mike Posner, singëll që sipas vetë Bieber është një bombë e vërtetë. Por tashmë kemi edhe një gjykim tjetër nga një DJ radiofonik nga Baltimore. Dj Mick Lee ka pasur privilegjin që të dëgjojë një pjesë të "Boyfriend" dhe ja se cili ka qenë komenti i tij: “Gjithçka mund t’ju them është wowwwwww… është shumë ndryshe nga produksionet e tij të mëparshme. Është prodhuar nga Mike Posner… mënyra më e mirë për t’a përshkruar është një miks midis "Sexy Back" të Justin Timberlake dhe "Girlfriend" të N Sync, plus Justin repon…. dhe krahasimi më i përngjashëm që mund t’i bëjmë është që tingëllon si "Wait" e Ying Yang Twins.” "Boyfriend" është singëlli që do t’i paraprijë daljes në treg të "Believe", albumi i ri i Justin Bieber.
Gjatë një interviste të kohëve të fundit për MTV News USA artisti ka rrëfyer: “Nuk ka asgjë të parashikuar në albumin tim. Është shumë i ndryshëm, është i ri. Nuk është ajo gjëja që dëgjohet nëpër radio këto kohë. Për mua është shumë stimuluese, sepse kështu do të jem në gjendje të dalë nga guacka ime dhe t’u tregoj fansave atë që jam i aftë të bëj dhe t’u tregoj atyre që nuk e pëlqejnë muzikën time, se mbase mund t’u pëlqej edhe atyre. Sigurisht që nuk dua të humbas fansat e mi të rinj në moshë rrugës, por thjesht po përpiqem që t’a zgjeroj bazën e fansave dhe mendoj se kjo është mënyra më e mirë për t’a bërë. Në vend që të rritesh e të humbasësh fansat, mund të provohet të evoluosh dhe të fitosh respektin e shumë personave të tjerë”. Fjalë me vend Justin ☺ Bravo atij që t’i ka shkruar ☺