Ndryshim total

27 vjeçarja do që të ecë përpara me jetën e saj, të ndryshojë imazh dhe pse jo të gjejë një partner të ri. “Katy tani po kërkon një partner më të matur, më të sjellshëm e më të qetë dhe për të tërhequr një tip të tillë asaj i duhet që të rritet dhe të distancohet nga imazhi i saj i deritanishëm. Ndërkohë ajo është duke ndjekur seanca me një këshillues të shkëlqyer nga Los Angelos, i cili po e ndihmon që të shkëputet nga dhimbja që i shkaktoi martesa e dështuar. Tani e kupton mjaft mirë se ndryshimet e mëdha ne jetën e saj profesionale do t’a ndihmonin që të ndryshojë edhe në jetën personale”,- ka thënë një burim.

Ndërkohë një burim tjetër për Daily Star ka rrëfyer: “Katy është në bisedime e sipër me një ndër producentët më të mirë në Hollywood Harvey Weinstei, rreth lëvizjes së saj në aktrim. Është e dëshpëruar që të tjerët t’a marrin seriozisht si aktore. Ndoshta njerëzit janë dyshues mbi aftësitë e saj, por ajo është e vendosur që t’ua ndryshojë mendjen”.

Advertisement