Godit Kanye-n në surrat

    Në adresën www.kanyezone.com do të gjeni një lojë shumë të lezetshme. Aty shfaqet Kanye West që këndon "Don't let me into my zone" (mos më lër të hyj në zonën time) një pjesë nga singëlli "Niggas In Paris" i albumit “Watch The Throne” bashkëpunimi me Jay-Z , fytyra e West rrotullohet nëpër ekran dhe lojtari duhet t’a shtyjë. Nëse humbet dhe Kanye futet në zonën e tij Jay-Z i bashkohet dhe dëgjohet shprehja "I'm definitely in my zone" (Padyshim jam në zonën time). Ti duhet të ruash zonën, ndërkohë që ridëgjon këngën. Por bëni kujdes sepse kjo lojë është ngjitëse.

    Advertisement