Kate Middleton ndoshta më në fund do arrijë atë që ka dashur gjithnjë, një familje të madhe DHE një titull më të lartë brenda familjes mbretërore sigurisht! Një raport tregon se po përflitet për një shtatzëni të tretë të saj.

Image result for kate middleton

Advertisement

Kate gjithnjë ka dashur një fëmijë të tretë,” thotë një burim i brendshëm i familjes mbretërore për Life&Style Magazine. “Ajo i ka thënë disa miqve të saj se së shpejti do të ketë lajme të mira.” Nëse fjalët që qarkullojnë janë të vërteta, Kate dhe Will do të kenë shumë në duart e tyre! Pas së gjithash, t’i marrësh fronin Mbretëreshës Elizabeth në rast se 91-vjeçarja ndërron jetë, s’është edhe aq e lehtë.

Image result for royal family of england

“Kate ka muaj të tërë që përpiqet për një fëmijë tjetër dhe ajo po tregon çdo shenjë të mundshme që po e pret një të tillë,” tregon një burim tjetër. “Po vuan përsëri nga dhimbjet e mëngjesit dhe i përzihet shpesh, nuk ndalon së ngrëni ushqim pikant dhe karamele!” 

Related image
Ajo mund të duket shumë e dobët, por kohët e fundit mban gjithnjë duart ose një çantë përpara barkut,” thotë burimi. “Dhe për më tepër, tek një festë private, ajo refuzoi të konsumonte alkool, po tregon shenja gjithandej!” 

Related image

Mbretëresha Elizabeth nga ana tjetër s’mund të ishte më e lumtur se kaq. “Në sytë e Elizabeth, Kate duket inteligjente, e ngrohtë, profesionale, e kupton se çfare duhet për të qenë mbretërore dhe publiku e dashuron,” shton burimi. “Është femra e parë në kaq vite brenda familjes mbretërore, që martohet dhe nuk sjell dramë me vete.”