Ju mendoni se bota ku jetojmë është e madhe dhe kaotike, por në fakt planeti ynë është një qytet i vogël, siç dëshmojnë këto histori të pabesueshme.

1. Atleti Walter Sammerford u godit nga rrufeja me tre rreze të ndryshme gjatë jetës së tij. Pas vdekjes rrufeja ka goditur pllakën e tij të varrit me po të njëjtën shenjë që i kishte lënë rrufeja në trup.

Advertisement

2. Në vitin 1975, në qytetin e Detroit, një fëmijë ra nga dritarja nga kati i 14-të mbi kokën e Jozefit Figlok. Një vit më vonë, i njëjti fëmija ra mbi të po në të njëjtin vend. Për fat të mirë, dy herët ka shpëtuar mrekullisht.

3. Statuja e Mbretërisë egjiptiane RE (1550 pes – 1050 pes) pa dyshim që duket identik si Micheal Jackson pas operacioneve, i cili thuhet se vdiq në vitin 2009.

4. Një herë një reporter i BBC teksa po realizonte një pyetësor në rrugë, pyeti një kalimtar nëse i kujtohej ndeshja legjendare mes Everton dhe Liverpool në vitin 1967 dhe përgjigja e kalimtarit ishte: “Sigurisht, kam luajtur atë ndeshje”. Reporteri nuk u besonte syve kur mori vesh që kalimtari, ishte Tommy Lawrence, portieri i Liverpool asokohe.

5. Në vitin 1913, Hitleri, Stalini, Trocki, Tito dhe Frojdi jetonin në Vjenë disa kilometra larg njëri-tjetrit por nuk u takuan kurrë edhe pse të gjithë e pinin kafen në të njëjtin lokal.

6.Enzo Ferrari, biznesmen i njohur, vdiq më 14 gusht 1988. Në të djathtë është Mesut Özil, lojtar futbolli, i lindur në të njëjtin vit kur Enzo vdiq, por më 15 tetor, dhe të dy janë identik.

7.Një njeri me zemër të transplantuar të një personi, i çili ishte vetëvrarë, u martua me vejushën e tij. Në moshën 69-vjeçare, ai  ka kryer vetëvrasje me një armë gjahu, njësoj si donatori i tij.

8.Katërmbëdhjetë vjet para katastrofës së Titanikut, shkrimtari Morgan Robertson ka shkruar: “Kotësi”, një roman për tragjedinë e një anijeje gjigande. Vlen të përmendet se ashtu si anija e librit të tij, Titaniku ka ndjekur të njëjtën rrugë në të njëjtën shpejtësi dhe u mbyt për shkak të një përplasjeje me një ajsberg.

9.Në vitin 1976, projektuesi John Richardson ka punuar për film “The Omen”, ku ai kishte projektuar një skenë ku koka e personazheve këputej nga një aksident fatal. Më vonë, John, së bashku me asistentin e tij Liz Moore, ndanë të njëjtin fat: ata pësuan një aksident të premten e datës 13 pranë qytetit të Ommen, pranë shenjës që shënon kilometrin 66.6 km.

10.Në vitin 1941, Stalini dërgoi një ekspeditë në Samarkand për të hapur varrin e Tamerlane. Arkeologët gjetën një mbishkrim mbi gurin e varrit ku shkruhej: “Kushdo që shqetëson varrin tim do të tronditë botën më keq seç kam bërë unë”. Stalini ishte i informuar për paralajmërimin që kishin gjetur arkeologët, por nuk i kushtoi vëmendje. Varri u hap më 21 qershor 1941, të nesërmen filloi lufta.

11.Një njeri i cili ishte duke vuajtur nga kanceri i dha djalit të tij një unazën që mbante vetë, i cili humbi jetën duke notuar në një lumë. 39 vite më vonë unaza u gjet po nga një njeri që vuante nga kanceri.

12.Në 1835, kometa “Halley” kaloi afër Tokës dhe dy javë më vonë lindi Mark Twain. Në vitin 1909, ai shkroi: “Unë kam ardhur me komentën Halley dhe shpresoj të largohem me të.” Dhe kështu ndodhi: Twain vdiq më 21 prill 1910, një ditë pas kometës.