Shqiptari u plagos gjatë grabitjes, deputeti italian e viziton në spital me një çek prej 6 500 euro

Deputeti italian Angelo Ciocca, i ka shkuar në spital një 26-vjeçari shqiptar, që ishte plagosur gjatë një tentative grabitje.

Ai i ka dorëzuar atij në mënyrë ironike një çek prej 6.5 mijë euro, aq sa kushton kurimi i tij në spital.

Advertisement

“Duhet të na kërkoni falje ne italianëve, pasi kemi paguar mbi 6 500 euro për t’iu kuruar. Keni ardhur në Itali për të na vjedhur, tani duhet të ktheheni në vendin tuaj. Ky zotëri, kriminel dhe i paligjshëm, që ka ardhur në vendin tonë për të na vjedhur. Duhet të falënderojë të gjithë italianët për shumën që kanë dhuruar për të mbuluar shpenzimet financiare. Ne nuk duam kriminelë në territorin tonë. Ne kërkojmë që ligji për rastet e vetëmbrojtjes të ndryshojë”,- ka thënë deputeti italian.