Shpërthim tritoli në shtëpinë e gjyshit të Xhisiela Malokut

Mrëmjen e djeshme ka patur një shpërthim tritoli në fshatin Larushk të Fushë-Krujës. Shpërthimi në fjalë ka ndodhur në shtëpinë që lidh banesën e gjyshit nga nëna të Xhisiela Malokut me kushëririn e tij.

Nga dritarja e makinës, Xhisiela në një prononcim për televizionet informative ka thënë: “Është mëse e qartë është bërë nga PD dhe opozita. Të vërtetën e di unë dhe vetëm unë. Unë dola thashë të vërtetën, ata dolën blof në lojën e tyre politike. Deri dje nuk isha e rrezikuar tani jam e rrezikuar nga opozita. Tani do ta pranoj mbrojtjen. Por s’do largohem nga Shqipëria… Me Rexhepin kam marrëdhënie të mira. Sot kam kërkuar që të më qëndrojë pranë një nga familjarët e tij. Vetëm kështu ndjehem e sigurt. Ishte një shpërthim i fuqishëm. Pas tritolit telefonova menjëherë kushëririn e Rexhepit. Unë s’do largohem nga Shqipëria. Sërish bashkë me Rexhepin? Nuk i dihet.”