“Mos e gjykoni një libër nga kopertina”

Këngëtarja ka rrëfyer një ngjarje që i ka ndodhur gjatë ditës së djeshme, e cila sigurisht nuk i ka pëlqyer aspak. Teksa ishte duke bërë pazar në një dyqan me firma të njohura, veshur me pantallona sportive, bluzë të grisur dhe pandofla “flip-flop” (ose me gisht), tërhoqi vëmendjen e shitëses së cilës nuk iu duk e përshtatme paraqitja e saj.

Advertisement

Kështu, siç tregon Bebe nga postime e saj në Instagram, vajza në fjalë e drejtoi nga sektori i rrobave me ulje. E inatosur, këngëtarja thotë se nuk ishte aspak ajo që kërkonte dhe për të nuk është një problem të blejë rrobat mëtë shtrenjtave të koleksioneve të fundit.

E me të drejtë, e mbyll me shprehjen e lartpërmendur, duke iu thënë të gjithëve të mos e gjykojnë dikë nga pamja e jashtme.