Pak javë më parë një koment i Shpat Kasapit vjen papritur në foton e postuar nga Ermal Mamaqi ku iu kërkonte ndjekësve t’i bënin pyetje modeles Xhesika Berberi. 

“A ishe lidhur edhe ti me një djalë jo shqiptar siç është lidhur shoqja jote e ngushtë Afërdita Dreshaj dhe a mendon se kështu do e ruajmë origjinën shqiptare?”, komentonte Shpati.

Advertisement

Kujtojmë se këngëtari ka qenë në një lidhje me miken e Xhesikas, modelen Afërdita Dreshaj.

“Për mua nuk ka rëndësi fare prejardhja. E rëndësishme është që të kesh një njeri që ta duash dhe të të dojë, që mendja dhe zemra ta aprovojnë. Afërdita ka gjetur shpirtin e saj binjak dhe së shpejti do martohet ”, u përgjigj Xhesika e ftur mbrëmjen e djeshme në “Xing me Ermalin”.