E kanë kritikuar shpesh se është e patalentuar dhe e paaftë për të qenë kaq e pasur, por Kim K ka provuar se është “mbretëresha e marketingut”.
Kjo sepse linja më e re e parfumeve të saj Kimoji (Bae, BFF dhe Ride Or Die) është shitur e gjitha brenda katër ditëve nga hedhja e tyre në treg.
Jo vetëm kaq, por pjesa më e bukur e gjithë kësaj është se Kim ka mbledhur plot 10 milionë dollarë nga shitjet.
Çfarë e ka shkaktuar gjithë këtë? Jo vetëm fakti se parfumet vijnë nga Kim, por nga mënyra si ajo i prezantoi- duke ia dhuruar nga një të tillë gjithë miqve dhe armiqve të saj, (përfshirë Taylor Swift dhe Blac Chyna) për Shën Valentin.
Pra, të bësh marketing pa marketing…pak a shumë, apo jo?