“Shiko Kush Luan”, deputetja socialiste ndalon transmetimin e emisionit?

Të shtunën nisi edicioni i dytë i “Shiko kush luan”.

Të ftuarit ishin: Iva Tiço, Ervin Salianji, Kastro Zizo dhe violinistja Albana Leka, që u largua shumë shpejt pasi “e priste burri dhe fëmijët në shtëpi”, për t’i lënë vendin Kastros.

Advertisement

Burime pranë Syri.net thonë se e ftuar në puntatën e parë ka qenëdhe deputetja e PS-së, Elisa Spiropali, e cila ka patur komplekse gjatë emisionit dhe nuk ka luajtur sipas skenarit. Spiropali ka kërkuar në fund që emisioni të mos transmetohet dhe të shtunën është shfaqur puntata e dytë.

Një problem i tillë nuk u përfol aspak nga moderatorja Luana Vjollca, e cila vetëm një ditë më parë publikoi një foto në Instagram, ku theksonte se ishte duke punuar për puntatën e dytë të “Shiko Kush Luan” që sipas saj, do të jetë flakë fare.