“Mund të dukem budalla, por s’jam”, Johnny Depp flet për akuzat ndaj Amber Heard

Aktori Johnny Depp ka dhënë së fundmi një intervistë për “GQ” dhe ka folur për akuzat e bashkëshortes Amber Heard se ai ka ushtruar dhunë ndaj saj. Avokatët e aktores kanë daklaruar se ajo është qëlluar me iphone.

“Pse ky person [Amber Heard] nuk foli me policinë? Dua të them se ata folën me policinë, por policia nuk pa asgjë dhe i ofruan ndihmë mjekësore. Ajo tha jo. Policia nuk pa asnjë shenjë tek ajo, nuk pa asgjë të thyer dhe më pas i thanë se do të sillnin një ekspert, por ajo refuzoi. Disa ditë më vonë kishte një plagë. Kishte një shenjë të kuqe dhe më pas një plagë në ngjyrë kafe”, sqaron Depp versionin e tij të ngjarjes dhe vazhdon me pas me të tjera detaje. “Ditën tjetër shkoi në festën e 44-vjetorit të Amanda de Cadenet. De Cadenet postoi një foto me të dhe fytyra dukej shumë mirë.”

Advertisement

Johnny Depp e ka fjalën për foton e mëposhtme, e cila ngjalli shumë reagime.