Dhurata Dora është nga ato personazhe publikë që mundohet ta ruaj mirë imazhin e saj dhe të qëndrojë jashtë skandaleve.
Megjithatë këtë herë këngëtarja është gjendur në një situatë aspak të këndshme dhe pse pa dëshirën e saj.
Gjatë koncertit që ajo po mbante në një lokal në Gjermani, disa persona janë konfliktuar mes tyre dhe e kanë çuar konfliktin deri në dhunë fizike. Fillimish Dhurata ka vazhduar të këndojë ndërsa më pas e ka ndërprerë performancën pasi situata mesa duket ka vazhduar të përkeqësohej.
Është dashur ndërhyrja e sigurimit që gjithçka të shkonte më pas drejt normalizimit.