Një qytetar shpëton modelen shtatzënë nga aksidenti (Foto)

Një qytetar i ka shpëtuar jetën nga një aksident në rrugët e New York-ut, bashkëshortes së këngëtarit John Legent, modeles shtatzënë, Chrissy Teigen.

Në rrjetet sociale janë shpërndarë disa foto, ku tregonin një qytetar që i afrohej modeles teksa po kalonte rrugën, duke u përpjekur ta ndalojë atë. Teigen ka shkruar në rrjetet sociale se foto në të cilën ajo shihet me një shprehje të çuditshme fytyre, u shkrep direkt pas momentit kur burri i panjohur e shpëtoi nga përplasja me një biçikletë.

Advertisement

Por, ajo që ka çuditur më shumë fansat është fakti që modelja lëviz nëpër qytet pa asnjë trupërojë. Nuk ka munguar edhe një koment që një fanse i ka lënë Chrissy-t : “Sa e lojtur, ku i ke bodyguard-ët?”

Komenti me shumë gjasa ka ardhur nga dukja e pozicionit të dyshimtë të mashkullit që i ka zgjatur dorën 32-vjeçares.
Gjithsesi Chrissy është arsyetuar duke thënë: “Jo nuk është ashtu, ai thjesht më shpëtoi nga përplasja me një çiklist, duhet të jem më e kujdesshme kur kaloj rrugën”.