Masat e reja të policisë kufitare kundër azilkërkuesve, nga Shqipëria në zonën “Shengen”, kanë dhënë rezultatet e para. Fluksi i hyrje-daljeve në aeroportin e Rinasit në sezonin turistik, mund të shfrytëzohet nga shtetasit shqiptarë, të cilët kanë si qëllim udhëtimin drejt vendeve të BE për të kërkuar azil, shkruan Panorama.

rinas

Advertisement

Duket se masat e marra nga ana e Policisë për të parandaluar këtë fenomen, në zbatim edhe të urdhrit me kritere të reja të udhëtimit nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë, po ua bëjnë thuajse të pamundur këtë “ëndërr”. Vetëm gjatë ditës së djeshme, 39 shtetas shqiptarë nuk janë lejuar që të fluturojnë nga Rinasi drejt vendeve të ndryshme të Bashkimit Europian, pasi Policia Kufitare ka pasur dyshime të arsyeshme se ata do të udhëtonin për qëllim azili.

“Shtetasit janë refuzuar bazuar në masat shtesë të përcaktuara në urdhrin e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, urdhër i dalë në fillim të muajit gusht”, tha dje Policia e Shtetit. Ndërsa sqaroi se për të përballuar fluksin e shtetasve të huaj e shqiptarë që vijnë apo largohen nga Shqipëria, gjithashtu edhe për të parandaluar çdo rast të dyshimtë për azil në BE, janë shtuar sportelet në aeroport.