Sfiduesi i Netflix bëhet me 10 milionë abonentë që në orët e para

Sot ishte dita e parë që hidhej në treg Disney+, një aplikacion si Netflix që do të ofrojë të gjithë filmat dhe serialët e krijuar nga Disney.

Që në orët e para, faqja u bllokua dhe njerëzit e kishin të pamundur ta përdornin. Aplikacioni mori rreth 4 milionë shkarkime në internet, ndërsa abonentët në total shkuan 10 milionë.

Advertisement

Për momentin, Disney+ do të funksionojë vetëm në Amerikë, Kanada dhe Holandë. Pas disa muajsh, kompania thotë se do të zgjerohen edhe në Francë, Gjermani, Itali e Britani, por tani për tani s’kanë plane të tjera.

/Top Channel/